Forca e zakonit , Meta, Rama dhe Basha urojnë Ditën e Verës

Kreu i Shtetit Ilir Meta u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Ditës së Verës.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Meta uron shqiptarët që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet e tyre.
“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush!”, -shkruan Meta.

Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama, ka uruar festën e Ditës së Verës, duke postuar një foto nga Elbasani.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje diellore nga Elbasani ju uroj GËZUAR DITËN E VERËS”, -uron Rama.

Ndërsa, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur të publikojë një foto në Facebook, për të uruar shqiptarët për Ditën e Verës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



