E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FORCAT SPECIALE ARRESTOJNË 48 VJEÇARIN E RREZIKSHËM NGA SHIJAKU (EMRI)
Lajme

FORCAT SPECIALE ARRESTOJNË 48 VJEÇARIN E RREZIKSHËM NGA SHIJAKU (EMRI)

Forcat Speciale të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë arrestuar një person të dyshuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të operacionit të bujshëm Vol-vo 4 është arrestuar 46 vjeçari Hekuran Hoxha. Arrestimi Hoxhës u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

48 vjeçari dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në fillim të muajit tetor, në kuadër po të këtij operacioni, janë arrestuar mbi 48 persona dhe janë goditur 5 grupe të rrezikshme kriminale që vepronin brenda dhe jashtë vendit.

Mes personave të arrestuar ishin dhe ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni “Vol-Vo 4”

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4” kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.