E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Formulari për administratën/ Bardhi i përgjigjet Braçes: Hetim për kupolën e PS të përfshirë në këtë çështje
Publik News

Formulari për administratën/ Bardhi i përgjigjet Braçes: Hetim për kupolën e PS të përfshirë në këtë çështje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu përgjigj deklaratës së zv/kryeministrit Erion Braçe mbi një formularë të shpërndarë për administratën për të kontribuar me vota për zgjedhjet parlamentare.

 

Bardhi thekson se shqiptarët i kanë parë ‘erionbraçet’ e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS.

Duke e konsideruar shkelje të ligjit presionin mbi administratën, Bardhi shprehet se duhet të nisë një hetim serioz për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje.

Reagimi i plotë:

Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS. Formulari është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet.

Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje.

Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.