Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon shkatërrimin e kishës në Dajt
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon me pamje shkatërrimin e qëllimshëm të kishës së shekullit të XI në Brrar, afër Dajtit.
Sipas Forumit, kisha është vetëm 10 minuta larg nga zyrat e Ministrisë së Kulturës ku paguhen afro 50 punonjës për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Ndërkohë, me pamje Forumi denoncon se në ditët e fundit është dëmtuar qëllimisht pragu i portës së kësaj kishe.
“Rubrika “Disinformojme publikun per monumentet”. Kjo eshte kisha e shek. XI ne Brrar, ne zonen e Dajtit, vetem 10 minuta nga zyrat e Ministrise se Kultures, ku paguhen 50 punonjes per mbrojtjen e trashegimise kulturore. Dallohen mbetjet e nje germimi klandestin i diteve te fundit,qe ka shkaterruar pragun e portes se monumentit. Sa te jete lala Gjoni, hani, pini dhe germoni”, thuhet në njoftimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






