E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Puna e Putinit ka ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele
Lajme

Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Puna e Putinit ka ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele

Kryeministri Edi Rama, nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni ku diskutohet zgjerimi i Bashkimi Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se “puna e zellshme e Putinit për të pushtuar një vend, ka ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele”.

Kreu i qeverisë është shprehur shpresëplotë sa i përket integrimit në BE, duke shtuar më tej se duhet të punojmë që të jemi të gatshëm të futemi në hapësirat e ndryshme më BE, që përpara planit të rrijtjes, ishte diçka e palejuar.

Më tej kryeministri nuk ka kursyer as batutat me moderatorin e panelit të diskutimit, të cilit i tha se “kur ftoni njerëz nga Ballkani mos vini kronometra se është shumë gjerman dhe nuk më pëlqen, të qenit shumë gjerman nuk është mirë”.

Rama: Ja u kam thënë pak ditë më parë, kur ftoni njerëz nga Ballkani mos vini kronometra se është shumë gjerman dhe nuk më pëlqen, të qenit shumë gjerman nuk është mirë.

U ndjeva i inkurajuar se dëgjova dikë që në emër të një shteti anëtar që tha atë që e kemi thënë më parë, se është puna e zellshme e Putinit për të pushtuar një vend për të ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele. Këto bote paralele planvendosen dhe ajo që Ursula tha është inkurajuese, ajo prezantoi planin e rritjes dhe ky plan është vënë në rrugën e duhur.

Jemi shpresëplotë që shumë gjëra do të ndodhin, ndërkohë që na duhet të kryejmë të gjithë punën neurotike. Duhet të punojmë që të jemi të gatshëm që të futemi në hapësirat e ndryshme më BE, që përpara këtij plani të ri rritjeje ishte diçka e palejuar për ne. Është në moment ku ndihem pozitiv për BE.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin e Bledit në Slloveni tha se Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës. Ai tha se Rusia ka një qëndrim barbar për kufijtë, duke mos respektuar territorialitetin e shtetit ukrainas. Rama deklaroi se Tirana është krenare që është aleate me SHBA-të dhe NATO-n.

Edi Rama: Nga historia jonë kemi mësuar se në Rusi melodia nuk ndryshon kurrë dhe kështu është në historikun e shtetit rus. Jemi tërësisht përkrah Ukrainës, sepse duket jashtë realitetit që një vend në Europë të ndryshojë kufijtë mizore me forcë, duke marrë atë se është tokë e saj, kjo është absurde. Jemi të vegjël për të arritur gjëra të mëdha, jemi krenarë që qëndrojmë krah SHBA dhe NATO-s.

Nuk ka asgjë gri, është bardhë e zi. Rusët po tentojnë të hyjnë kudo duke shkatërruar ndjenjën e komunitetit, ndjenjën e vetë demokracisë, nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë, për të kuptuar se media sociale është aseti më i madh që rusët e iranianët kanë. Për ne varianti kinez i TikTok është ferri në tokë.

Provokon kryeministri serb/ “E respektojmë Ukrainën se nuk njeh pavarësinë e Kosovës”

Provokon kryeministri serb/ “E respektojmë Ukrainën se nuk njeh

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, në forumin e Bledit në Slloveni, tha se Serbia ka objektiv për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian me të drejta të barabarta, por shtoi se kanë dhe të drejtën për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.

Ai deklaroi se nuk kanë sanksionuar Rusinë sepse nuk besojnë te ajo politikë. Ndër të tjera tha se kanë respekt për Ukrainën pasi nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ne jemi një vend i pavarur me objektivin për t’u bërë pjesë e BE por kemi të drejtën për të mbrojtur interesa kombëtare. Ne nuk bëjmë asgjë pas shpinën. Kemi mendim ndryshe kur vjen fjala për sanksionet. Ne si Serbi patëm sanksione që na imponuam në vitet 90 dhe nuk besojmë te kjo politikë.

Besoj se të gjithë ne duhet të përpiqemi për të parë fundin e konfliktit në Ukrainë, Serbia njeh integritetin territorial të Ukrainës. Ukraina është mike e ngushtë e jona. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kemi një respekt të plotë”, tha Vuçeviç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.