E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ 32-vjeçarja që u ekzekutua nga burri
Lajme

Foto/ 32-vjeçarja që u ekzekutua nga burri

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Suela Saliaj, bankierja shqiptarja që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autori është 34-vjeçari Renato Muhaj, bashkëshorti i saj me të cilin kishin dhe një vajzë së bashku.

Pas ngjarjes së rëndë 34-vjeçari sulmoi dhe prindërit e tij, rrëmbeu vajzën dhe u largua. Ai mundi të arrestohej më vonë nga policia amerikane, ndërkohë që vajza u mor nën kujdesje nga punonjësit socialë. Prindërit e 34-vjeçarit u transportuan në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai. Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit. Pasi dërgimit të prindërve të autorit dhe konstatimit të vrasjes së 32-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës. Efektivët i janë vënë pas 34-vjeçarit të cilin e kanë lokolizuar përmes telefonit.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater. Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.

ImageImage

Image

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.