E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ 34-vjeçarja humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga duke u përmbysur
Lajme

Foto/ 34-vjeçarja humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga duke u përmbysur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme (13 Qershor) në aksin Levan Tepelenë pranë fshatit Kafaraj.

aksident

Raportohet se një 34-vjeçare, e cila drejtonte një makinë tip Ford, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar shoferja me iniciale M. B., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.