Foto / Aksident në autostradën Tiranë-Durrës
Një përplasje e fuqishme midis tre mjeteve luksoze është shënuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në Kashar ku njëra prej makinave luksoze është batuar duke hipur mbi trafik ndarësen e betonit.
Dyshohet se shkak për aksidentin e trfishtë të jetë bërë një parakalim i gabuar. Range ka shtyrë mbi bordurë Audin teksa Benzi me targa angleze ka përplasur dy mjetet nga pas.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesve deri më tani. Pritet të zbardhet dinamika e aksidentit në vijim. Aksidenti i trefishtë ka përkeqësuar radhët e gjata të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



