E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Arian Çani e sulmoi duke thënë që është ‘kot fare’, Ronela Hajati i kundërpërgjigjet më në fund
Showbiz

FOTO/ Arian Çani e sulmoi duke thënë që është ‘kot fare’, Ronela Hajati i kundërpërgjigjet më në fund

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më në zë në tregun shqiptar të muzikës, që shpesh është në qendër të mediave rozë. Dhe kështu ka ndodhur ditët e fundit pas një deklarate të moderatorit Arian Çani i cili gjatë rubrikës ‘Mix blind test’, ka lënë pa fjalë publikun me reagimin dhe thumbimin që ka bërë për Ronelën.

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.

Pak me vonesë, por edhe Ronela ka reaguar më në fund me anë të një postimi në InstaStory.

’Pushofsh në paqe ndyrrësirë!’ pa sqaruar asgjë më tepër në lidhje me thumbimin e saj që me siguri i drejtohet Çanit.

Apo mos vallë e ka për thashethemet që thonë se ajo dhe Young Zerka janë ndarë? Të themi të drejtën nuk e kanë pranuar kurrë që kanë qenë të lidhur dhe Ronela sapo na bëri lëmsh.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.