E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Arrestohet “skifteri”    shqiptar
Lajme

FOTO/ Arrestohet “skifteri” shqiptar

Policia italiane ka arrestuar në Raguza,  Arxhens Zykollarin, lindur në Shqipëri më 17 janar 1999, me akuzën e vjedhjes së rëndë të shtëpive dhe bizneseve të të gjitha llojeve. Arrestimi si për ironi ka ndodhur dy ditë pasi mbushi 20 vjeç.

Prej më shumë se një muaji, Policia italiane regjistroi një numër aktivitetesh të paligjshme të këtij personi, në palestra, restorante, dyqnae bujqësore, vendqëndrime biçikletash dhe dyqane duhani.

Hajduti ishte kudo i njejti; një i ri që qarkullonte me një skuter gjatë natës dhe që bënte xhiro patrullimi. Në momentin kur nuk kishte njeri, ai përdorte nëj levë dhe hynte e plaçkiste mallarat që mund t’i transportonte lehtësisht.

Kur objektet ishin më të mëdha sesa mund t’i mbante, i fshihte afër vendit të krimit dhe shkonte më vonë për t’i marrë.

Por në njërën prej vjedhjeje, ai kishte lënë gjurmë, që u kapën nga Policia Shkencore dhe që ia veshën të gjithë përgjegjësinë, të arrestuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.