E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Arrestohet zjarrfikësi nga Roskoveci   që shpërndante kokainë
Lajme

FOTO/Arrestohet zjarrfikësi nga Roskoveci që shpërndante kokainë

Është arrestuar në Roskovec, zjarrfikësi, Eldi Shehaj.

Ky i fundit 22 vjeç u kap me 13 doza kokaine, një peshore elektrike si dhe para.

Ndërkohë gjatë kontrollin në shtëpinë e tij u gjet edhe një armë gjuetie tip “çifte”.

Në momentin e arrestimit, Eldi, punonjës i repartit të zjarrfikëses së Roskovecit, u kap me doza kokaine.

Në makinën e tij “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartëmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë. Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri ‘Çifte’ dhe dy aparatë telefonikë celularë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.