E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Autobusi i prishur te “21 Dhjetori”, qytetarët zbresin në rrugë si në vitet ’90
Lajme

Foto/ Autobusi i prishur te “21 Dhjetori”, qytetarët zbresin në rrugë si në vitet ’90

Një tjetër skenë turpi dhe kaosi urban është regjistruar mbrëmjen e sotme në zemër të Tiranës. Një autobus i transportit publik, që operon në një nga linjat më të mbingarkuara të kryeqytetit, është prishur mes rrugës në zonën e “21 Dhjetorit”, duke lënë dhjetëra qytetarë në mes të rrugës, të detyruar të zbresin dhe të ecnin në errësirë.

Fotot e dërguara nga një qytetar për Publik.al tregojnë pasagjerët të shpërndarë në rrugë, disa të hutuar, të tjerë të zemëruar, ndërsa autobusi qëndron i fikur në mes të korsisë, bllokues i qarkullimit dhe dëshmi e gjallë e një sistemi të degraduar transporti.

Nuk është rasti i parë, por një simptomë kronike. Autobusë të vjetër, që nuk i nënshtrohen asnjë mirëmbajtjeje të rregullt, me ajër të ndotur, pa kondicioner, me rrota që bllokohen, dyer që nuk hapen dhe me shoferë që shpesh janë më të lodhur se vetë mjeti.

Qytetarët, që paguajnë çdo ditë për një shërbim që nuk marrin, ndihen të fyer, të injoruar dhe të abuzuar. “Nuk kemi nevojë për pallate por për një linjë urbane që nuk na lë rrugëve në mes të natës,” – shkruan një qytetar i revoltuar në mesazhin e shoqëruar me foto.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.