E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Autori i vrasjes në Dhërmi , ja kush është 43-vjeçari Gerald Shehu!
Lajme

Foto/ Autori i vrasjes në Dhërmi , ja kush është 43-vjeçari Gerald Shehu!

Policia e shpall në kërkim

Fotoja që shihni më poshtë është e Gerald Shehut, 43-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një nga dhomat e një hoteli në Dhërmi, recepsionistin Eraldo Nevruzi.

Gerald Shehu

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas minuta pas mesnate, më 6 qershor, por mister mbetet fati i recepsionistit, pasi është zhdukur. Ndërsa autori, është arratisur drejt Greqisë.

Sipas informacioneve të deritanishme, autori dhe viktima njiheshin me njëri tjetrin. Ata jetonin të dy në Angli. Mbrëmjen e ngjarjes kriminale, ata kanë debatuar në një nga dhomat e hotelit, për arsye që ende nuk dihen

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor ka grumbulluar provat, ndërsa policia ka marrë në pyetje 29 persona.

Policia në një komunikim të dytë, njofton se e ka shpallur në kërkim Shehun dhe u ka vënë autoriteteve greke në dispozicion foton e tij. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.