FOTO/Banorët te “Astiri” përzënë inxhinierët e ARRSH, ndërhyn policia
Ka nisur me perplasje dhe tensione dita e sotme ne zonen e Astirit, atje ku banoret prej me shume se dy javesh jane ne proteste kudner planit te bashkise dhe qeverise qe i nxjerr jashte nga banesat per shkak te punes te Unaza e Re.

ARRSH ben me dije se “inxhinieret e ARRSH po shkojne ne ato objekte banoret e te cileve kane depozituar prane ketij institucioni dokumentacionin e pronesise dhe kane kerkuar te vazhdohet me verifikimet dhe proceduren e shpronesimit”.
Por, ata jane penguar nga banore te zones, te cilet i kane debuar dhe nuk i kane lejuar te bejne punen.
“Gjate punes ne terren banore te tjere te zones, qe nuk kane lidhje me objektet te cilat po verifikohen, kane penguar me dhune inxhinieret ne ushtrimin e detyres. Ata kane dhunuar edhe mjediset private te banoreve me dokumentacion pronesie te cilet kane qene te pranishem dhe te gatshem per verifikimin e baneses ne funksion te shpronesimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH”- njofton ARRSH.
Nderkohe, inxhinieret e ARRSH po vazhdojne procesin e verifikimit ne terren te shoqeruar edhe nga punonjesit e Policise se Shtetit.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



