E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Berisha publikon foton  në emision: Ja 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut, janë përdorur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave
Lajme

FOTO/ Berisha publikon foton në emision: Ja 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut, janë përdorur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave

Në studion e emisionit “Open”, Sali Berisha ka publikuar një foto ku shihen tre telefona. Sipas ish-kryeministrit Berisha, këta janë telefona të kriptuar që janë përdorur nga Ardi Veliu, të cilin tha se ditën e sotme e kanë shkarkuar nga detyra, në krye të AMP.

Berisha tha se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.

“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut… Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.