FOTO/ Çuçi i lë me përqafim postin Ballës

Taulant Balla u betua sot në Presidencë si ministër i Brendshëm, pasi u propozua në këtë post nga kryeministri Edi Rama.
Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetet Milva Ekonomi, Ermonela Felaj.
Pas betimit para Presidentit Bajram Begaj, Balla shkoi në ministrinë e Brendshme.
Në marrjen e detyrës së Ballës, morën pjesë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, titullarët e institucioneve të varësisë dhe drejtues të tjerë.
Ai mbajti fjalimin e parë si ministër i Brendshëm, në krah të paraardhësit të tij, Bledi Çuçi. Ky i fundit i dorëzoi Ballës dy dosje, një dosje “exit-memo” me arritjet dhe një “road-map” me objektivat e ardhshme.
Nga ana tjetër, ministri i ri i Brendshëm falenderoi Çuçin për punën e bërë. Fotoja duke u perqauar ishte me pikantja gjate marrjes së detyres.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



