FOTO/ Dalin pamjet e rënda të aksidentit tragjik në Tapizë
Trupi i viktimës copash në rrugë pas përplasjes nga 19-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë.
Rreth orës 18:45, një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi Kleo Malja, 19 vjeç, ka përplasur këmbësorin N. Z., 62 vjeç, i cili si pasojë e goditjes së fortë ka humbur jetën në vendngjarje.
Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se trupi i viktimës është copëtuar dhe ka përfunduar në disa pjesë të rrugës, ndërsa automjeti i drejtuar nga i riu ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





