E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Djegia e servisit në Elbasan, pronë e bosit të sapoarrestuar të krimit, jeta e tij prej milioneri
Lajme

FOTO/ Djegia e servisit në Elbasan, pronë e bosit të sapoarrestuar të krimit, jeta e tij prej milioneri

Pronari i servisit që dyshohet se iu vu qëllimisht zjarri gjatë natës në Elbasan është 37 vjeçari Elton (Kastriot) Kila, i cili u arrestua më 18 tetor nga Policia  e Elbasanit si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Në këto shihet jeta e tij luksoze. 37 vjeçari dispononte mjaft makina të shtrenjta mes tyre edhe një Ferrari.

Policia e Shtetit në njoftimin e datës 18 tetor 2018, bëri të ditur se:

“Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, shkruante policia në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.