FOTO/ DY nga katër përdhunuesit e 26-vjeçares në Vlorë dhe dëshmia e vajzës
Të afërm të vajzës kanë denoncuar sot presionin që familjarë të dy të të akuzuarve për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, kanë bërë kundrejt kësaj të fundit për t’i kyçur gojën.
VIDEO🎥Dy nga katër përdhunuesit e 26-vjeçares në Vlorë
Dy nga katër përdhunuesit e 26-vjeçares në Vlorë. Sipas dëshmisë së vajzës, ata festuan daljen nga burgu të shokut duke konsumuar kokainë dhe alkol dhe pastaj e përdhunuan në grup duke e lënë në orët e para të mëngjesit në rrugë
E reja ka dëshmuar në media sot dhe ka rrëfyer se ka patur një lidhje intime me Oltian Tahirin 31 vjeç, i martuar, baba i një fëmije. Ajo ka thënë se kishte dalë për të konsumuar një pije me të dashurin e saj për të cilin nuk e dinte se ishte i martuar dhe kishte dhe fëmijë.
“Dje ne dreke Anisa Ceno ka vizituar vajzen ne renimacion. Edhe ketu lind pyetja si Anisa Ceno u fut ne renimacion. Kush u pagua per te futur aty?
Ndër të tjera vajza ka deklaruar se nuk e priste t’i bashkoheshin edhe shokët e tij. Këta të fundit festuan me pije dhe lëndë narkotike daljen nga burgu të Klevis Deliaj, djalit të drejtorit të një televizioni privat në Vlorë.
Vajza ka rrëfyer se gjithçka e ka bërë duke qenë e detyruar dhe se dëshminë e daj nuk e ka ndryshuar asnjëherë. Familjarë të vajzës deklarojnë se motra e Albi Cenos, i ka shkuar vajzës në spital duke e vënë nën presion për të mos folur.
“Dje ne dreke Anisa Ceno ka vizituar vajzen ne renimacion. Edhe ketu lind pyetja si Anisa Ceno u fut ne renimacion. Kush u pagua per te futur aty? Edhe familjaret e tjere kan vajtur ne renimacion. Edhe e kan kercenuar vajzen te terheq deklaraten e saj. Bruna Mersini drejtoresha? Se vetem ajo mundet ti lej!”-thotë burimi shkruan qytetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



