E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Dy të rinj dhunojnë deri në vdekje 18-vjeçaren nga Kosova më pas e transportojnë në spital
Lajme

FOTO/ Dy të rinj dhunojnë deri në vdekje 18-vjeçaren nga Kosova më pas e transportojnë në spital

Një ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin në Kosovë, pasi një 18-vjeçare nga Ferizaj është keqtrajtuar në mënyrë barbare deri në vdekje nga dy persona.

1

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën (22 gusht), kur vajza me iniciale M.O u dërgua në spital pa shenja jete nga dy autorët e dyshuar, të cilët më pas u larguan.

Mediat në Kosovë raportojnë se njëri prej tyre është vënë në pranga, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim autori i dytë i dyshuar.

Sipas prokurorisë, i ndaluari është identifikuar si Arbër Sejdiu dhe akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin tjetër Dardan Krivaqa, i cili është në kërkim.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e tij.

2

SI NDODHI VRASJA

Sipas policisë së Kosovës, keqtrajtimi fizik i adoleshentes ka ndodhur për motive të dobëta, por pasojat për të ishin fatale.

Pas vrasjes, personat e transportuan vajzën në spital me një makinë më targa zvicerane.

Trupi i pajetë është dërguar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore e këtij qyteti, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës thotë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes.

HETIMET

Autoritetet në Kosovë po hetojnë për shkaqet që çuan në vrasjen barbare të 18-vjeçares. Policia  publikuar fotot e dy autorëve të dyshuar, ndërsa bëhet e ditur se krimi vajza më parë kishte bashkëjetuar me Dardan Krivaqa, i cili është në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.