E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto e  22-vjeçarit, që u përplas nga makina e 80 vjeçarit
Lajme

Foto e 22-vjeçarit, që u përplas nga makina e 80 vjeçarit

I riu që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj nga fshati Lukovë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar pak pas mesditës së sotme në rrugën e lumit të Vlorës. 

Ai ka qenë duke drejtuar një motor tip ‘Yamaha’ në momentin kur u përplas nga automjeti tip ‘Peugeot’ që drejtohej nga shtetasi J. K., 80 vjeç, nga Vlora.

I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, teksa përplasja ka qenë aq e fortë sa pas askidentit, makina ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa motomjeti i bërë ‘copë copë’ në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, i riu ka qenë i apasionuar pas motorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.