Foto e fundit e tre shokëve Vata, Martinaj dhe Hoxha
Dje tek mbikalimi i Fushë Krujës një atentat mori jetën e tre të rinjve, që udhëtonin në një automjetit tip “Volswagen Passat”.
Shtetasit Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha mbetën viktimë.
Personat në fjalë janë me të shkuar kriminale.
Djemtë në foto janë pikërisht viktimat e masakrës së djeshme.
Nga e majta është Besmir Hoxha, në mes Diklen Vata dhe në anë të djathtë të fotos është Brilant Martinaj.
Brilant Martinaj, 22 vjeç, i njohur edhe si “vrasësi i policave”, pasi ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Xhulio Prela, dhe policit 60-vjeçar Xhelal Reçi.
Diklen Vata ishte pjesëtar i një bande te njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017.
Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, ndërsa dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat e më pas mori flakë.
Krimi është kryer me shpejtësi dhe preçizion në një vend të sigurt në mbikalim ku viktimat nuk kanë pasur mundësi devijimi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



