E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO e  Ibrahim Licit pas arrestimit në Turqi
Lajme

FOTO e Ibrahim Licit pas arrestimit në Turqi

Pas arrestimit nga autoritetet turke, ka dalë fotografia e Ibrahim Licit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës në 17 maj 2021 në Shkodër.

Mësohet se fotoja është shkrepur në momentin e arrestimit të tij më 13 shkurt në Turqi.

Kapja e 31-vjeçarit shqiptar u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Jehona”, si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke.

Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 vjeç dhe Mislim Rama 23 vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

Ai është djali i Mustafa Licit, ish-këshilltar bashkiak i Partisë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.