E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto e mjetit të djegur pas atentatit me tre viktima në Memaliaj
Lajme

Foto e mjetit të djegur pas atentatit me tre viktima në Memaliaj

Kjo është foto e mjetit që dyshohet se është i autorëve të atentatit që la pas 3 viktima dhe 1 të plagosur mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj.

Pas raportimit të ngjarjes së rëndë në zonën e Mallakasrës, policia gjeti thuajse të shkrumbuar mjetin tip BMW, brenda së cilit u gjetën edhe armët e zjarrit që dyshohet se autorët përdorën për atentatin.

Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentat dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve

Teksa policia vijon punën ende nuk ka arritur të vërë në pranga autorët e ngjarjes së rëndë, por janë ngritur postblloqe në aksin Levan-Tepelenë.

Ndërohë pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.