E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto e  njërit  prej viktimave është rapsodi i njohur (EMRI)
Publik News

Foto e njërit prej viktimave është rapsodi i njohur (EMRI)

Nje prej viktimave, rapsodi Kol Murrani

Detaje të reja nga ngjarja misterioze më dy të vdekur në Lezhë.

Një prej viktimave është rapsodi i njohur Kol Murrani ndërsa tjetri është identifikuar si Preng Simoni.

 

Mister mbeten rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tyre, ndërsa policia paraprakisht bën me dije se ata mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Për ngjarjen, ka njoftuar djali i një prej viktimave ndërsa policia ka shoqëruar edhe disa persona.

NJOFTIMI I POLICISË

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të  pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.