FOTO/ E pyesin nëse të mungon “Xingu’, Kejvina Kthella: Kam punuar me stafin…
Kejvina Kthella u shfaq në tetor të vitit 2017 në emisionin ‘Xing me Ermalin’ dhe u prezantua si velina e programit, duke rrëmbyer menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Pas një periudhe të gjatë pranë televizionit ‘Klan’, Kejvina është larguar nga emisioni ‘Xing me Ermalin’ dh arsyeja ishte se ajo duhet të ndiqte ëndrrat e saj në shtetin italian.
Mamaqi shtoi gjithashtu se shumë shpejt do ta shohim bukuroshen në një nga ekranet më të mëdha italiane, duke i surprizuar kështu të gjithë teleshikuesit.
E së fundmi në rubrikën pyetje- përgjigje Kejivina nuk mund ti shpëtonte pyetjes nëse i mungon ‘Xing me Ermalin’.
‘A të mundon ‘Xing me Ermali’? A të mungon dashuria e publikut dhe atë mungojnë sfidat?’ ishte pyetja që i’u drejtua modeles.
’Normale që më mungon do më mungojë gjithmonë.kam punuar me stafin më cool në Klan. Edhe publiku më mungon shummmmmm, sidomos kur qeshnin sa herë që hyja në skenë se prisnin gafat e mija.Edhe unë nuk i zhgënjeva kurrë’ ka shkruar Kejvina.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



