E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ E qëlluan me 4 plumba në kokë, ky është 35 vjeçari që u vra në atentat
Publik News

FOTO/ E qëlluan me 4 plumba në kokë, ky është 35 vjeçari që u vra në atentat

Personi qe shihni ne foton me siper eshte Dorjan Shkoza, nje nga viktimat e atentatit te mbremshem ne Shkozet.

 

Shkoza, se bashku me Anxhelo Avdine u qëlluan me breshëri teksa qëndronin së bashku në trotuar duke konsumuar cigare.

Nga veprimet para hetimore dyshohet se është qëlluar nga një automjet tip “Mercedes”. 35-vjeçari Shkoza është qëlluar me më shumë se 4 plumba në pjesën e kokës, çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, hetimet për atentatin e dyfishtë janë fokusuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe te biznesi privat që kishte 35-vjeçari Dorjan Shkoza. Ky i fundit mësohet se disa vite më parë ka qenë i dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike, çka dyshohet të jetë edhe shkak për ngjarjen.

Po ashtu, nuk është përjashtuar as ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij, një servis që shërben për lyerjen e makinave në Rrashbull të Shkozetit, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Policia dyshon se mund të ketë lindur ndonjë konflikt lidhur me shërbimet e bëra në këtë servis, gjithsesi hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin ngjarjen e plotë. Ndërkohë, dëshmitarët janë shprehur se ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se automjeti nga ku u qëlluan dy të rinjtë nuk ka ndaluar në asnjë moment.

Personat që kanë qëlluar pritet të identifikohen nga kamerat e sigurisë, që ndodhen në bizneset e zonës ku ndodhi krimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.