E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ E rëndë tragjedia në familjen dibrane: çifti i ri la jetime 4 vajzat e vogla
Lajme

FOTO/ E rëndë tragjedia në familjen dibrane: çifti i ri la jetime 4 vajzat e vogla

E rëndë tragjedia që ka pllakosur familjen Karazajmi në Peshkopi, ku dy prindër të rinj në moshë, Gentian dhe Klodiana Karazajmi humbën jetën në një aksident me motor.

Gentiani 34-vjeçar dhe gruaja e tij Klodiana kanë lënë pas katër vajza të mitura, që do ta ndiejnë tërë jetën e tyre humbjen e prindërve.

Pasojat e një aksidenti të tillë sikurse shihet, i kapërcejnë thjesht caqet e vdekjes: ato tashmë do të përjetohen nga 4 fëmijë që do të rriten pa nënë dhe baba në rrugët e panjohura të fatit

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.