E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO-EMRI/ Shqiptari vdes në gjykatën italiane një ditë para ditëlindjes, si ndodhi ngjarja tragjike…
Lajme

FOTO-EMRI/ Shqiptari vdes në gjykatën italiane një ditë para ditëlindjes, si ndodhi ngjarja tragjike…

Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në gjykatën e Palermos pasditen e kësaj të hëne, ku ishte duke punuar për instalimin e fibrës optike në zyra, raportojnë mediat italiane. Viktima, sipas të njëjtave burime është Edmondo Fejzullai 58 vjeç nga Durrësi, por që banonte në qytezën Massafra.

Mediat lokale kanë publikuar edhe një fotografi të shqiptarit, i cili raportohet se sot kishte ditëlindjen.

Raportohet se ai ishte duke punuar në një zyrë të gjykatës, kur është rrëzuar nga shkallët dhe ka përfunduar mbi një tavolinë qelqi. Ka pësuar të çara në këmbë dhe si pasojë e hemorragjisë dyshohet se ka humbur jetën.

Sipas hetimeve të para, kompania për të cilën punonte shqiptari, ishte autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për punimet në gjykatë.

1

Po verifikohet edhe nëse ambulanca i ka dhënë punëtorit ndihmë në kohën e duhur, si dhe për rregullat e sigurisë në vendin e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.