FOTO/ Futi në kurth djalin me të cilin mbante lidhje paralele dhe bashkëpunoi për vrasjen e tij
18-vjeçarja e qetë dhe me kokën lart në sallën e gjyqit
U mbajt seanca gjyqësore këtë të hënë në Gjykatën e Korçës për Martina Pajollarin. 18 vjeçarja u la në burg pasi është e dyshuar si bashkëpunëtore për vrasjen e Martin Çeços, me të cilin ajo mbante një lidhje paralele.
Pajollari u shfaqet e qetë sot në sallën e gjyqit.
Burime të sigurta thanë se ajo ka deklaruar që gjithcka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.
Martina Pajollari në seancë për sigurim prove. Në këtë seancë Pajollari pritet të ballafaqohet edhe me 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së Kolanecit për vrasjen e Martin Çeços.
Martian Pajollari, u arrestua 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



