E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të opozitës të futen në sallë
Lajme

Foto/Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të opozitës të futen në sallë

Garda nuk kanë lejuar sot të futen në sallën e parlamentit deputetët e PD-së të cilët u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për sjelljen në seancën e fundit.

Nga pamjet e siguruara, duket që deputetët Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Flamur Noka, Dhurata Çupi nuk lejohen të futen në sallë.

Ndërkohë, Gazment Bardhi i është drejtuar gardistëve: Hape pak rrugën, çfarë ka ndodhur?!

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati u përjashtuan me 60 ditë për kaosin dhe djegien e karrigeve seancën e fundit. Edi Paloka u përjashtua me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë të PD-së me 40 ditë përjashtim.

Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, pas dhunës dhe tensioneve të krijuara në Kuvend gjatë seancës së 30 shtatorit.

Me një letër depozituar në Kuvend për kryetaren Elisa Spiropali, PS thekson se disa nga deputetët demokratë nuk lejuan zhvillimin normal të seancës duke dëmtuar pajisjet elektronike dhe bllokuar foltoren. Gjithashtu, PS shton se në drejtim të kryetares së Kuvendit janë hedhur sende duke i rrezikuar jetën si dhe djegien e karrigeve jashtë godinës.

Krahas renditjes së emrave të 24 deputetëve të PD-së, grupi i PS kërkon mbledhjen e sekretariatit të Etikës për marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.

Deputetët e përjashtuar të PD-së

1.Gazment Bardhi

2.Flamur Noka

3.Bledion Nallbati

4.Edi Paloka

5.Saimir Korreshi

6.Lefter Gështenja,

7.Luan Baçi

8.Dashnor Sula

9.Agron Gjekmarkaj,

10.Dhurata Çupi,

11.Xhelal Mziu,

12.Ina Zhupa,

13.Zheni Gjergji

14.Helidon Bushati

15.Lindita Metaliaj,

16.Ramadan Lika,

17.Asllan Dogjani,

18.Qani Xhafa,

19.Flamur Hoxha,

20.Isuf Çela

21.Kastriot Piroli

22.Lodovik Hasani,

23.Kasem Mahmutaj,

24.Edmond Spaho

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.