E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Gunther Krichbaum  mesazh për Edi Ramën: Nuk ka çelje negociatash
Publik News

FOTO/ Gunther Krichbaum mesazh për Edi Ramën: Nuk ka çelje negociatash

Gunther Krichbaum, zyrtari i lartë gjerman i CDU-së se kancelares Angela Merkel, deklaron se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i parakohshme në këtë moment.

“Korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit tëe organizuar janë një problem” – theksoi Krichbaum për gjermanen ‘Tagesspiegel’.

Krichbaum është kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag.

Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Krichbaum u shpreh se ‘Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.’

Image

Menjëherë pas kësaj, mediat pranë kryeministrit nisën sulmin ndaj Krichbaum duke e cilësuar si zyrtar të paguar nga Basha.

Në shkrimin e ‘Tagesspiegel’ thuhet se kritikat e Krichbaum pas rekomandimit të Komisionit Evropian e vendosën zyrtarin e lartë gjerman nën sulmet e mediave pranë kryeministri Rama.

Image

Sipas ‘Tema’ dhe ‘Tiranapost’, Krichbaum është njeriu i paguar nga PD-ja për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.

Për Krichbaum,deputeti i CDU-së së Angela Merkelit dhe kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin Gjerman, kryeministri Rama u mundua që t’i thoshte opinionit publik se ai nuk kishte ndonjë peshë në vendimin e gjermanëve sepse vendos vetëm kancelarja: Angela Merkel.

Krichbaum nuk ngurroi të tregonte publikisht peshën e Bundestagut në vendimmarrje për politikën e jashtme gjermane, duke thënë se në Gjermani politika funksionon ndryshe nga ne në Shqipëri.

Deklaroi asokohe Krichbaum:

‘Unë nuk mund të them ç’do t’i thotë Merkel, Ramës. Unë flas për sistemin se si jemi mësuar ne të punojmë. Qeveria jonë është e lidhur me votën tonë. Qeveria nuk mund të japë votë për hapjen pa i dhënë ne dritën jeshile. Dritën jeshile ua bëra të qartë.’ Hashtag.al

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.