E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Holanda ‘çorodit’ Balla & Co: Nga racistë e euroskeptikë tek ‘shoqni e Lul Bashës’
Politikë

FOTO/ Holanda ‘çorodit’ Balla & Co: Nga racistë e euroskeptikë tek ‘shoqni e Lul Bashës’

Vendimi i Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka çoroditur krejtësisht përfaqësuesit e lartë të qeverisë dhe PS. Reagimet e tyre gjatë ditës së sotme kanë qënë nga më të ndryshmet dhe kundërshtuese edhe me vetë njëra-tjetrën.

Ka patur akuza pa fund ndaj holandezëve si racistë, euroskeptikë etj, për të arritur kulmin te “gjetja” e Taulant Ballës i cili u shpreh sot se ky vendim u mor nga “shoqnia e kreut të opozitës Lulzim Basha”.

Kuptohet që asnjëri prej njerëzve të Ramës nuk përmend arsyet reale të këtij vendimi, që lidhen me krimin e organizuar dhe mafian shqiptare, e cila dihet botërisht që i ka fijet e lidhura me qeverinë socialiste të Tiranës.

Ndaj kësaj situatë sa absurde aq edhe komike, ka reaguar nënkryetari i PD Edi Paloka, i cili ka ironizuar hidhur Taulant Ballën:

“Tani duhet ta ndajne mendjen ; deputetet hollandez ose jane raciste sic thote “kryeideologu” i “rilindjes” ose jane shoqni e Bashes sic thote “kryeintegratori” i tyre i cili integrimin duket se e ka patur trendin e jetes qe ne rinine e tij…”

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.