FOTO/ Humbi orientimin në det, 60-vjeçari gjendet në gjendje shoku. Si u shpëtua
Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare ne Durres ka mundur te shpetoje nje person, i cili kishte dalë që dje mbasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova) dhe kishte humbur orientimin.

Mesohet se shtetasi Lulzim Hajdaraj nga Tirana, 60 vjec kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu.
Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapitaneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për ta shpëtuar ate. Ai u gjet në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



