E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ I ulur në shkallët e gjykatës, Saimir Tahiri pret me ankth vendimin
Lajme

FOTO/ I ulur në shkallët e gjykatës, Saimir Tahiri pret me ankth vendimin

Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale. Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.

Ky i fundit, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po pret me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës. Tahiri shoqërohet edhe nga një person tjetër.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./tch/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.