E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ I vranë të dashurën, reagon për herë të parë 23-vjeçari i plagosur Erion Beng
Lajme

FOTO/ I vranë të dashurën, reagon për herë të parë 23-vjeçari i plagosur Erion Beng

I riu Erion Bengo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të të dashurës së tij, 17-vjeçares Briselda Gjikolaj.

Me një foto të vajzës që humbi jetën Bengo shkruan vetëm një fjali: U prehsh në paqe. Kujtojmë se autori i ngjarjes dyshohet se është një 19-vjeçar nga Puka, që është ende në kërkim nga ana e policisë.

Bengo dhe Gjikolaj ishin duke dalë nga një lokal në zonën e Laprakës kur u qelluan me armë brenda në makinë, ndërsa 17-vjeçarja ndërroi jetë.

17-vjeçarja jetonte në Tiranë me të vëllain më të vogël, prindërit i kishte të ndarë, mamaja e fëmijëve Gjikola jeton në Itali ndërsa babai në Mirditë. Gjatë vjeshtës së këtij viti, fëmijët kishin humbur edhe të dy gjyshërit.

Vetëm 14 vjeçe, Briseldën e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një person shumë më të madh në moshë dhe personi në fjalë e kishte marrë nga Mirdita që të jetonte me Briseldën në Durrës.

13 ditë pasi 14-vjeçarja është marrë pa dëshirën e saj nga familja në Mirditë, ajo ka ikur nga i fejuari teksa ka gjetur strehim tek persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar.

Mësohet se asokohe me ndërhyrjen e policisë Briselda i ka dhënë fund kësaj fejese me një person që nuk e donte, ndërsa të njëjtat burime nuk shprehen të sigurtë nëse ngjarja e para 3 viteve mund të ketë lidhje me krimin e këtij 26 dhjetori.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.