E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë, policia nuk e gjen dot dhe ofron 10.000€ shpërblim
Lajme

FOTO/ Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë, policia nuk e gjen dot dhe ofron 10.000€ shpërblim

Habib Rexha është autori i vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.

31-vjeçari me origjinë nga Kukësi është vëllai i Altin Rexhës që u vra nga Armando Gosa më 29 mars të këtij viti.

Dyshimet se janë se vrasja e Arjan Gosës pasditen e sotme në një lokal në Kavajë ka ndodhur për motive hakmarrje pasi 48-vjeçari ishte vëllai i Armando Gosës i vrarë gjithashtu më 29 mars.

Habib Rexha pasi ka vrarë me një plumb në kokë Gosën është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Edhe pse kanë kaluar 5 orë nga kjo ngjarje, policia ende nuk ka gjetur autorin. Ajo kërkon ndihmën e qytetarëve në këmbim në 10.000 eurove.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.