E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO: Ja kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në kokë, në sy të gruas
Publik News

FOTO: Ja kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në kokë, në sy të gruas

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 50 vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur Sheq i Madh. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, Toska është qëlluar me një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. 50 vjeçari u vra sapo doli nga dera e shtëpisë dhe po shoqëronte

bashkëshorten për në punë, në një furrë buke. Rreth 12 kamera sigurie janë sekuestruar nga Policia, të cilat mbulojnë gjithë zonën ku u vra Ahmet Toska dhe rrugën që ka ndjekur autori. Sipas Policisë, ka qenë një person ende i paidentifikuar ai që ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ahmet Toska, mëngjesin e sotëm, në orën 06.00, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur Fierin nuk dihet ende.

Në ndihmë të Policisë atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe po krehin zonën për kapjen e autorit, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit. Mësohet se viktima ka qenë pa precedent penal dhe nga banorët njihej si një person i qetë, punëtor dhe pa probleme.

Në momentin që është vrarë, Ahmet Toska ka qenë me bashkëshorten e tij, duke e shoqëruar këtë të fundit për në punë. Më pas, shkonte në vendin e tij të punës, në një pikë karburanti. Ky ishte pothuajse itenerari që ndiqte çdo mëngjes Ahmet Toska, itenerar që për të u ndërpre sot. Aktualisht, në ambientet e Policisë së Fierit ndodhet bashkëshortja e 50 vjeçarit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen. Bashkëshorti i saj është qëlluar me plumb në kokë sapo ka dalë nga dera e shtëpisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.