FOTO/ Ja kush është shqiptari i përfshirë në vrasjen makabre në Itali
I riu që shihni në foto është Lisand Ruzhdija.
Ai është një nga dy shqiptarët e arrestuar në Itali për vrasjen e gruas marokene Kadija Bencheikh, e cila u gjet e pajetë në një zonë rurale komunën Valeggio sul Mincio, provincë në Verona, mbrëmjen e 30 dhjetorit. Trupi i gruas u gjet i copëtuar në disa pjesë në një zonë me ullishte.
Lisand Ruzhdija
Bashkë me 27-vjeçarin është vënë në pranga është vënë edhe daja i studentit, Agim Ajdinaj, 51 vjeç, i cili bashkëjetonte me 46-vjeçaren marokene. Të dy shqiptarët jetonin në Verona. Ajdinaj është akuzuar për vrasjen e partneres të tij dhe për ndarjen e trupit, ndoshta me një sharrë elektrike. Ndërsa nipi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrimin e trupit dhe transportimin në fshatin Valeggio, ku u gjet kufoma.

Viktima
Sipas raportimeve të medieve italiane, të dy u arrestuan mbrëmjen e djeshme me urdhër të prokurorisë.
46-vjeçarja jetonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh ku ka punuar si kujdestare dhe si pastruese. Agim Ajdinaj ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga ish-burri prej 9 vitesh. Ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit dhe viktimës. Kadjia Bencheikh ishte zhdukur që para Krishtlindjeve.
Viktima
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



