E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ja kush është studentja që u vra në Tiranë, se refuzoi një djalë
Publik News

FOTO/ Ja kush është studentja që u vra në Tiranë, se refuzoi një djalë

Një vajzë e re nga Fieri ka humbur jetën në Tiranë, pasi kishte refuzuar lidhjen me një djalë 2 vite më të madh se ajo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë në hyrjen e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Viktimë e kësaj ngjarje të rëndë mbeti Ariela Murati, 21 vjeçe me origjinë nga Berati, por që jetonte prej vitesh në një fshat të Fierit. Vajza kishte 3 vite që qëndronte në Tiranë, pasi studione për Drejtësi.

Duket se refuzimi që i kishte bërë dashurisë së një të riu nga Fieri ka qenë fatale, për atë.

Sipas policisë, Aldison Belulaj, 23 vjeç e ka pritur sot vajzën tek rruga e Dibrës. Kjo e fundit ka qenë bashkë me një shoqe. Djali e ka tërhequr atë dhe e ka qëlluar me disa plumba.

E reja ka ndërruar jetë menjëherë. Më pas Belulaj e ka kthyer armën nga vetja e tij duke u qëlluar. Menjëherë është dërguar në urgjencën e QSUT-së, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për krimin, që siç duket ka motive pasioni.

Ja kur nis historia e dy të rinjve nga Fieri. Detaje të reja

 Kanë dalë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku një 23 vjeçar qëlloi me armë vajzën 21 vjece dhe më pas veten.

Sipas informacioneve të reja, Aldison Beluli 23 vjeç dhe 21 vjeçarja Ariela Murati, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra,ishin nga fshati Zharrëz i Fierit, dhe kishin mbaruar të dy studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’ në Zharrëz.

Sipas burimeve, mësohet se familjarët e vajzës i kishin kërkuar më herët 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ai ishte bërë i bezdisshë

Fotot jane marre nga rrjeti social Facebook:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sikundër raportohet një djalë ka qëlluar me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar veten. Ngarja ka ndodhur pranë spitali “Nënë Terez

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.