E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ja si ndryshon moti ditën e mërkure
Lajme

FOTO/ Ja si ndryshon moti ditën e mërkure

Reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në Shqipëri.

Pas ditëve të fundit të thata dhe të ftohta, pritet që reshjet të nisin në të gjithë vendin.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të mërkurën.

Reshjet

Të mërkurë priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshje në formë dëbore priten deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).

Image

Temperaturat

Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 11 °C

në vendet e ulëta: 0 / 8 °C

në vendet malore: -5 / 3 °C

Era

Të mërkurën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë sot pasdite.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.