E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kapen 2 ton kanabis  me gomone drejt Italisë
Bota

FOTO/ Kapen 2 ton kanabis me gomone drejt Italisë

Rikthimi i diellit ka rikthyer edhe trafikun e madh të drogës nga Shqipëria në Itali.

Një gomone me 2 ton kanabis është kapur gjatë natës në detin Adriatik.

Në pranga janë vënë edhe dy skafistë shqiptarë.

Gomonia me 2 tonelatat e drogës shqiptare e nisur nga Shqipëria është interceptuar në det nga Guardia di Financa e Leçes.

Në ndjekje të saj janë vënë motovedetat. Pas disa orësh është bërë edhe ndalimi i saj.

Pas kontrolleve janë zbuluar dy ton kanabis sativa shqiptar.

Gomonia ishte e gjatë 10 metra dhe kishte dy motorrë të fuqishëm.

Në pranga janë vënë edhe dy skafistët, po ashtu shqiptar. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.