E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kapet autobusi me 80 mijë euro të padeklaruara
Lajme

FOTO/ Kapet autobusi me 80 mijë euro të padeklaruara

Autoritetet italiane në Bari kanë sekuestruar në një autobus që ishte nisur për në Shqipëri një sasi prej 80 mijë eurosh.

1

Sasia e parave ishte e ndarë në 8 tufa me nga 10 mijë euro dhe ishte fshehur në detergjent mes rrobave, në bagazhin e autobusit, i cili ishte nisur nga Milano dhe kishte destinacion vendin tonë.

Sipas mediave italiane që nga 21 qershori deri kur është kapur edhe sasia e fundit, shuma e parave të padeklaruara që ka qarkulluar kryesisht drejt Shqipërisë ka arritur në 1.5 mln euro.

Hetuesit shpjegojnë se kjo sasie e parave ka ardhur nga aktivitete të paligjshme, puna në të zezë apo edhe trafiku i drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.