FOTO/ Kulmi i sezonit turistik, por plehrat “mbysin” Dhërmiun
Jugu i Shqipërisë është një nga plazhet më të frekuentuara në verë, kjo e treguar dhe nga shifrat që janë bërë publike herë pas herë nga institucionet.
Por edhe pse “bumi” i turistëve ka pushtuar Jugun, në Dhërmi është shfaqur një problem.
Sipas disa fotove që kanë mbërritur në redaksinë e “Publik.live”, shihet një situatë jo e këndshme me plehrat.
Sipas dërguesit të fotove, ato janë shkrepur mbrëmjen e sotme dhe tregojnë se koshat e plehrave janë të tej mbushur, duke krijuar një situatë të pakëndshme tek pushuesit.
Edhe ne Durres e njejta situate. … Foto dhe video flasin vete…



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



