FOTO/ Kush do të jetë ‘First Lady’ e Shqipërisë
Familja e presidentit që u votua sot duket e qetë dhe me shumë pak gjurmë në Google.
Bashkëshortja që e zbuluam në ketë ceremoni (me maskë për shkak të pandemisë nuk duket qartë) quhet Armanda dhe punon në KLSH.

Begaj është i martuar me Armanda Begaj dhe kanë dy djem, 21 dhe 18 vjeç. Të dy djemtë studiojnë për mjekësi.
Ndërsa Armanda punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ajo nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.
Armanda Begaj do të jetë “Zonja e Parë” pas betimit të bashkëshortit si President i Republikës më 24 korrik.
Kur Ilir Meta u betua si President, Monika Kryemadhi refuzoi titullin e nderit “Zonja e Parë” e vendit, duke ndjekur një karrierë në politikë si kryetare e LSI-së dhe ia kaloi postin vajzës së saj të madhe.
Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë specialiste e IT në KLSH.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



