E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush është i dënuari përjetë që u kap në Lushnje, krimet që ka kryer
Lajme

FOTO/ Kush është i dënuari përjetë që u kap në Lushnje, krimet që ka kryer

Policia e Lushnjes ka arrestuar sot një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Në pranga është vënë shtetasi Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili akuzohet për vrasje dhe disa vjedhje.

Njoftimi i policise

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.