E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush është një nga 8 të rrezikshmit e Vlorës që u plagos sot në shkëmbim zjarri me Policinë
Publik News

FOTO/ Kush është një nga 8 të rrezikshmit e Vlorës që u plagos sot në shkëmbim zjarri me Policinë

Personi që shihni në foton më lart është Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij ku forcat e RENEA dhe efektivët e Policisë së Vlorës kishin shkuar për ta arrestuar.

Ai ka tentuar t’i ikë forcave të policisë dhe me armë në dorë ka qëlluar drejt efektivëve.

Këta të fundit i janë përgjigjur duke hapur zjarr dhe në këto rrethana, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.