E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush është shqiptari i ekstraduar nga Athina, u arratis nga burgu i Drenovës
Publik News

FOTO/ Kush është shqiptari i ekstraduar nga Athina, u arratis nga burgu i Drenovës

Ekstradohet nga Athina shqiptari, Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet. Lulo eshte emer i njohur per policine dhe drejtesine, pasi eshte nje nga personat e arratisur nga burgu i Drenoves, ku vuante denimin prej 20 vitesh, për veprat penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policise 

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina – Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptarë :

– Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” ” Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 – 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye në Athinë – Greqi, me datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

Ekstradimi tjeter 

Bashke me Lulon, Interpoli ka njoftuar edhe per ekstradimin e Franci Halili , 41 vjeç, lindur në Sarandë.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale ” Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.