E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush janë dy vëllezërit që u mbytën në liqenin e Prushit, kishin lidhur litarin në pishë për…
Lajme

FOTO/ Kush janë dy vëllezërit që u mbytën në liqenin e Prushit, kishin lidhur litarin në pishë për…

Dy vogëlushët që shihni më poshtë janë vëllezërit e mitur që ditën e djeshme u mbytën në liqenin e Prushit.

Bëhet me dije nga raportimet e gazetarëve se vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me fëmijë të tjerë të zonës me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen.

Fillimisht ka rënë në liqen 10 vjeçari dhe po mbytej ndërsa vëllai i madh u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy u mbytën.

Kujtojmë se trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime.

jë banor i zonës tha se dhe dy fëmijë të tjerë kishin rrezikuar të mbyteshin por ishin shpëtuar nga një banor i zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.