E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ky është 33-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër
Lajme

Foto/ Ky është 33-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër

Personi në foto është 33-vjeçari Ramazan Mataj që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës.

I riu, është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.

Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.